SHBA ndihmon Libanin në hetimin e sulmit me bombë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do ta ndihmojnë Libanin që të hetojë në lidhje me shpërthimin të një automjeti, që la të vrarë shefin libanez të inteligjencës.Njoftimi vjen pas përleshjeve të djeshme ndërmjet protestuesëve dhe forcave të sigurisë, të cilat ishin në kortezhin e gjeneralit Wissam al-Hassan.Departamenti amerikan i shtetit njofton se sekretarja Clinton ka folur në telefon me Mikatin dhe e ka dënuar sulmin me bombë të së premtes.Gjithashtu në njoftim thuhet se Clinton dhe Mikati kanë rënë dakort që “SHBA-ja t`i ofrojë ndihmë Libanit që të hetojë rastin e sulmit me bombë”.Kundërshtarët e qeverisë së Libanit e kanë fajësuar regjimin sirian për këtë sulm, pasi ky shtet ka ndikim të madh në Liban.