Irani dënon sulmin në Bejrut, akuzon Izraelin për ngjarjen
Irani ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur në Bejrut të Libanit dhe ka akuzuar Izraelin duke thënë se qëndron ai pas kësaj tragjedie gjatë së cilës u vra edhe kreu i shërbimeve inteligjente libaneze. ``Irani dënon sulmin terrorist të kryer nga ata që duan të krijojnë përcarje ndërmjet grupeve të ndryshme libaneze për shkak të interesave kombëtare të Libanit, ka deklaruar një zëdhënës i Minsitrit te Jashtëm të Iranit, dhe sipas tij, pa asnje dyshim, armiku kryesor i popullit libanez eshte regjimi sionist.Ndërkaq më herët politikanët libanezë akuzuan Sirinë se qendron pas sulmeve me bomba që tronditën Bejrutin ditën e premte. Kreu i shërbimit sekret vendas, Wissam al-Hassan, që humbi jetën në sulme, njihej si kundërshtar i regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Qeveria vendase dënoi sulmin duke e quajtur atë akt terrorist, por refuzoi të dalë në përfundime nëse pas tij qendronte apo jo Damasku.Opozita gjithashtu e dënoi ashpër aktin, por për këtë fajësoi qeverinë dhe i kërkoi asaj dorëheqjen. Kreu i koalicionit opozitar, Saad Hariri akuzoi drejtpërdrejt presidentin sirian Bashar al-Assad, tërbimi i të cilit tha ai, po kalon kufijtë e Sirisë.Një makinë bombë ka shpërthyer në qendër të Bejrutit, duke vrarë të paktën tetë njerëz dhe plagosur rreth 80 të tjerë. Motivi i incidentit nuk është i qartë, por ai ndodh në mesin e shqetësimeve në rritje se konflikti në Sirinë fqinje mund të përhapet edhe në Liban.Fraksionet politike në Liban dhe bashkësitë fetare janë të ndara rreth konfliktit në Siri. Disa mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, të tjerët rebelët që luftojnë kundër regjimit të tij.