SHBA, sot debati i tretë dhe i fundit Obama-Romney

Ndërsa politika e jashtme u bë papritur një pikë e rëndësishme gjatë debatit të javës së kaluar, përballja përfundimtare e sotme mes presidentit amerikan Barak Obama dhe kandidatit republikan Mitt Romney do të përqëndrohet tërësisht në çështjet ndërkombëtare.Obama dhe Romney kanë qënë këtë fundjave të shkëputur nga vijimësia e fushatës së tyre për tu përgatitur për debatin e tyre të tretë dhe të fundit presidencial, për shansin e tyre të fundit në përballjen direkte mes tyre përpara vemndjes se miliona teleshikuesve si dhe sondazheve që kanë dalë treguar tashmë për një bllokim të garës.Debati 90 minutesh i planifikuar në Boca Raton, Florida që fokusohet kryesisht në politikat e jashtme, vjen 15 para zgjedhjeve të 6 Nëntorit.  Moderatori i saj, Bob Schieffer nga agjensia e lajmeve të CBS ka listuar 5 tema kryesore si dhe ka kushtuar më shumë kohë në dispozicion të Lindjes së Mesme dhe terrorizmit.Ky debat vjen në një kohë kur qeveria në SHBA po vazhdon hetimet për sulmin në konsullatën në Bengazi dhe raporteve të mediave amerikane që flasin për bisedime me udhëheqësit iranian për programin bërthamor.Obama ka gëzuar pozita të mira në sy të publikut falë menaxhimit të çështjeve ndërkombëtare dhe luftës ndaj terrorizmit, sidomos pas vrasjes së Osama Bin Laden.Por përgjigjia e dhënë nga administrata aktuale në raport me sulmin në Libi dhe pyetjeve dhe paqartësive që lindën mbi nivelin e sigurisë gjatë sulmit të konsullatës, i kanë dhënë Romney dhe aleatëve të tij një shtysë për të ngritur dyshimet mbi lidershipin dhe suksesin e politikave të jashtme të Obamës. Romney ka shtuar kritikat e tij në adresë të planeve të Obamës për një mandat të dytë duke i akuzuar demokratët se po dështojnë të bëjnë të ditur Amerikanëve se çfarë do jenë në gjendje të përmbushin gjatë 4 vjeçarit të ardhshëm.Nga ana e saj administrata Obama i është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë duke iu referuar këtë mungesë drejtuesit demokrat Romney. Romney së fundmi në eventet e fushatës së tij ka thënë se me anë të tyre ai po bën të mundur përcjelljen e ambicieve për aplikimin e planeve të tij që do sillnin ndryshime thelbësore në sistemin e taksave dhe programet e së drejtës dhe po vënë në hije shpalljet e pakta të reja nga ana e Obamës.