Përleshje në Rripin e Gazës mes izraelitëve dhe palestinezëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2012, 14:03
Forcat izraelite janë përleshur sot me militantët palestinezë në Rripin e Gazës, njoftojnë zyrtarët e Izraelit.Sipas një zëdhënësi të ushtrisë izraelite, forcat e sigurisë kishin vënë në shënjestër një grup që dyshohej se po qëllonte drejt një patrulle në territorin e Izraelit.Dy militantë të dyshuar raportohet të jenë vrarë.Ndërkohë, një person raportohet të jetë vrarë dhe një tjetër të jetë plagosur pas sulmeve ajrore të Izraelit në Beit Hanun.Autoritetet e Izraelit e kanë konfirmuar sulmin ajror, i cili kishte në shënjestër një kamp trajnimi të Hamasit.