Karzai: Trupat afgane të gatshme të marrin përgjegjësitë

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai ka deklaruar se policia dhe ushtria e vendit janë të gatshme që të marrin përgjegjësi të plota në fushën e sigurisë, nëse forcat ndërkombëtare vendosin që ta përshpejtojnë procesin e kalimit të kompetencave te forcat qeveritare afgane.Këto komente Karzai i bëri gjatë takimt në Kabul me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rassmusen, i cili po qëndron në Afganistan, bashkë me 28 ambasadorë të NATO-s.Rasmussen tha se afati kohor i NATO-s për tërheqjen e trupave nga Afganistani mbetet i pandryshuar.Trupat e NATO-s pritet t`ua transferojnë kompetencat forcave të sigurisë afgane deri në mesin e vitit 2013.Karzai, nga ana tjetër, ka paralajmëruar për problemet e mundshme lidhur me çështjen e ndjeshme të imunitetit nga ndjekja penale për trupat amerikane dhe të NATO-s, të cilat do të mbesin në Afganistan pas vitit 2014.Më shumë se 100 mijë trupa të huaja pritet që të largohen nga Afganistani deri në fund të vitit 2014, por me mijëra ushtarë pritet që të mbesin në Afganistan për të trajnuar dhe për të ndihmuar forcat afgane.