Festa e Kurban Bajramit, nis pelegrinazhi në Mekë
Nis sot pelegrinazhi vjetor islamik i Haxhit në Mekë, në të cilin pritet që të marrin pjesë rreth dy milionë njerëz nga e gjithë bota.Pelegrinazhi do të zhvillohet mes dhunës dhe tensioneve ndërmjet sunitëve dhe shiite myslimanë në disa pjesë të Lindjes së Mesme, por autoritetet saudite kanë theksuar se Haxhi është menduar të jetë një organizim rigoroz fetar dhe kanë tërhequr vërejtjen kundër provokimeve politike gjatë ceremonisë.Autoritetet saudite kanë thënë se pelegrinët nga Siria do të jenë të mirëpritur, pavarësisht tensioneve të luftës midis qeverisë siriane dhe Arabisë Saudite, e cila mbështet kryengritësit sirianë.Sipas parimet të islamit, të gjithë myslimanët e rritur janë të detyruar që të paktën njëherë në jetën e tyre të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kryer ritet fetare të Haxhit, për aq sa ata janë fizikisht dhe financiarisht në gjendje për ta bërë këtë.