Elhaida Dani: Kur të fejohem e vendos unë, jo media

Këngëtarja e mirënjohur tashmë në Shqipëri por jo vetëm, Elhaida Dani, ka hedhur poshtë zërat për një fejesë të mundshme të saj të publikuar kohët e fundit në media.Elhaida ka konfirmuar gjithashtu se statusi i saj është ende i pandryshuar dhe nëse do të kishte një ndryshim të tillë do të ishte ajo e para e cila do e ndante këtë gjë me median, por nuk duhet që kjo e fundit të trillojë diçka të tillë.Në një postim në rrjetin social Facebook këngëtarja e ka sqaruar këtë aludim duke thënë:“Fejesa dhe martesa janë hapa të rëndësishëm në jetën e gjithësecilit, por nuk arrij të kuptoj përse media ka vendosur që ajo që ka bërë një hap të tillë kohët e fundit jam unë.Kur të vendos të bëj këtë hap të rëndësishëm do jem une e para që e ndaj me ju, por për momentin më vjen mire t'ju sqaroj që statusi im vazhdon të jetë i pandryshuar.”Gjithashtu duke përgënjeshtruar lajmin, Dani është shprehur se nuk i ka pëlqyer asnjëherë dhe vazhdon të mos i pëlqejë që të jetë pjesë e medias rozë.“Ju lutem mjaft me këtë lajm jo të vërtetë, nuk kam dëshiruar asnjëherë të jem pjesë e Medias Rozë dhe vazhdoj të kem të njëjtën dëshirë.”Faleminderit shume !- ka thënë këngëtarja për të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj në rrjetin social.