Kina zhvillon stërvitje në afërsi të ishujve të diskutueshëm

Kina është duke zhvillur stërvitje ushtarake në Detin Lindor Kinez, mes tensioneve në rritje me Japoninë lidhur me disa ishuj të pabanuar.Agjencia e lajmeve, Xinhua tha se stërvitjet e sotme përfshijnë 11 anije nga flota e Detit të Kinës Lindore dhe 8 aeroplanë.Xinhua rapoton se anijet e patrullimit nga administrata e peshkimit, si dhe agjencia e mbikqyrjes detare janë ndjekur nga anije të huaja, gjatë kryerjes së këtij misioni.Të martën, avionët ushtarakë japonezë zbuluan shtatë anije luftarake kineze jo shumë larg nga ishujt e kontestueshëm, të quajtur Diaoyo në kinezisht dhe Senkaku në japonisht.  Kina deklaroi se anijet ishin në një mision trajnimi.