Çudia në Brazil, thika 30 cm i shpon kokën, shpëton

Ky është rasti ku fjala e urtë popullore “Jetëgjati nuk bëhet dot jetëshkurtër ...” zë vend sërish. Jemi në Brazil, në qytetin Teresina.Një brazilian me një thikë 30 cm të gjatë të ngulur në kokë, i është dashur të udhëojë 100 km drejt spitalit më të afërt për të marrë ndihmën mjekësore dhe ka shpëtuar.Juacelo Nunes, 39-vjeçari shofer i një motori taksi është sulmuar gjatë një grindjeje në një parti në qytetin e Agua Branca në shtetin e Piauí, në verilindje të Brazilit. Ai është goditur dy herë me thikë në gjoks, një herë në shpatull dhe goditjen finale e ka marrë në kokë.Sipas mjekëve thika i ka depërtuar nga syri i majtë dhe përmes gojës ka përfunduar në nofull.5Me thikë në kokë, Nunes u transportua për 100 km në spitalin më të afërt, udhëtim ky që zgjati për dy orë."Thika i ka shpuar disa nerva dhe vena, të cilat mund të çojnë në vdekje," tha mjeku i habitur me shërimin e shpejtë të pacientit.Nunes do vazhdojë të qëndrojë për disa ditë në spital, ndërsa plaga më e rëndë që do duket se do t’ia vuajë pasojat pas masakrës ndaj tij, është një dëmtim në mushkëri.