Roboti femër që shet akullore
Turma njerëzish, banorë të provincës Liaoning, në veri-lindje të Kinës, janë habitur dhe tërhequr për orë me rradhë nga një robot-femër në një qendër tregtare që shet akullore.Roboti simpatik, është vendosur në një makinë transparente që lëviz, përreth së cilës blerës të ndryshëm mund të porosisin akullore me shijen e preferuar."Është vërtet këndshëm. Është shumë e qetë teksa bën akullore. Është hera e parë që shoh një robot kaq të këndshëm dhe të avancuar njëkohësisht. E kam parë një gjë të tillë vetëm nëpër filma" u shpreh një banor, i cili sigurisht nuk ngurroi as të porosisë.Roboti mund të prodhojë në moment 6 shije të ndryshme të akullores, nga të cilat klientët pasi i provojnë, mund të porosisin."Roboti kushton 1.5 milionë yuan kinezë apo 150 mijë dollarë amerikanë. Ajo vepron në mënyrë shumë të saktë dhe të kujdesshme pasi kontrollohet në çdo moment nga rrezet infra të kuqe.Të gjitha pjesët e sipërme të robotit femër janë të rrotullueshme, për të bërë të mundur edhe lëvizjen e saj për tju përgjigjur kërkesave dhe dëshirave të klientëve. Lëvizjet e saj janë të fiksuara dhe kontrollohen nga një kompjuter" u shpreh Xu Long, punonjësi i qëndrës tregtare./oranews.tv/