Panariti: Do të pengojmë tendencën e rritjes së çmimeve

Kontrolle dhe penalitete për tregtarët nëse do të abuzojnë me çmimet për festat e fundvitit.Ky paralajmërim ka ardhur nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili u shpreh se një zgjidhje alternative do të jenë edhe tregjet e veçanta që do të hapen nëpër qendrat e qyteteve.Tiranë- Pas takimit me tregtarë, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka garantuar qytetarët se nuk do të ketë çmime abuzive për festat e fundvitit. Kreu i bujqësisë paralajmëroi tregtarët se do të përballen me penalitete nëse do të ngrenë çmimet padrejtësisht.“Do të pengoj tendencat e rritjes së çmimit të produkteve, por nga takimet me tregtarët e shumicës nuk ka rritje të çmimeve të produkteve në tregjet e shumicës. Rritja e çmimeve ndodh vetëm tek tregtarët e nivelit të dytë dhe të tretë”Por çfarë zgjidhje do të kenë qytetarët nëse do ketë rritje çmimesh? Ministri Panariti njoftoi hapjen e tregjeve të shumicës në qendrat e qyteteve ku do të tregtohen produkte me çmime të lira.Prej disa vitesh në Shqipëri në prag të festave të fundvitit konstatohet një rritje e ndjeshme e çmimeve , pasi tregtarët përfitojnë prej faktit se blerjet janë më të mëdha dhe më të domosdoshme.