Ishulli në Osum, Bashkia Berat: Konkurs ndërkombëtar për sistemimin

Rehabilitimi i shtratit të Osumit në Berat, bën të nevojshme dhe sistemimin e ambientit përreth. Pas marrjes përsipër nga kinezët të sistemimit të lumit, një tjetër kompani ndërkombëtare pritet të merret me ishullin e vogël që mbetet i lirë pas përfundimit të projektit të parë. Mini-ishulli synohet të kthehet në një qendër multifunksionale.Berat - Konsiderohet si një ishull i vogël mes qendrës së qytetit nga njëra anë dhe lagjes muzeale nga ana tjetër.Janë katër hektarë tokë nga Ura e Varur, deri para qendrës Tomori në qytetin e Beratit që shumë shpejtë nga një sipërfaqe toke boshe do të shndërrohet në një qendër multifunksionale për kulturën dhe turizmin.Sistemimi i shtratit të lumit Osum, e nxjerr krejtësisht të lirë këtë tokë, e cila ndodhet në pjesën më të bukur të qytetit muze.“Shumë shpejt pritet që një konkurs ndërkombëtar të zgjedh projektin për shndërrimin e këtij ishulli në një qendër shumë funksionale për kulturën dhe turizmin. Parashikohet që ky projeckt të hartohet shumë shpejtë dhe punimeve për reabilitimin e lumit, ti shtohet dhe investimi për këtë zone”, u shpreh kryebashkiaku i Beratit, Fadil Nasufi.Pas firmosjes së kontratës së parë me një firmë kineze, për by pass-in dhe sistemimin e shtratit të Osumit, një tjetër konkurs me pjesëmarrjen e firmave ndërkombëtare, pritet të mbahet, për t'i dhënë jetë këtij mini-ishulli./nzh/Oranews.tv/