Australia i jep lamtumirën viktimave të pengmarrjes
Qyteti i Sidneit në Australi nderoi sot viktimat e pengmarrjes në kafenënë Lindt, ku autoritetet lokale organizuan ceremoni përkujtimore.U vendosën buqeta me lule për personat që humben jetën.Menaxheri i kafenesë Tori Johnson dhe avokatja Katrina Daëson u vranë një javë më parë në kafenenë e marrë peng nga Man Haron Monis në kohën kur policia ndërhyri për të shpëtuar pengjet.Në operacionin policor mbeti i vrarë edhe personi i armatosur Monis.17 persona të cilët ishin në mesin e pengjeve në kafene morën pjesë në ceremoninë e varrimit të 34-vjeçarit Johnson në një kishë vetëm pak metra larg nga vendi i tragjedisë.Ndërkohë më shumë se 1 mijë persona morën pjesë në një shërbim të veçantë përkujtimor për Dawson 38-vjeç në Universitetin e Sidneit.Tre fëmijët e saj, Chloe, Olly dhe Sasha, të moshës katër, gjashtë dhe tetë vjeç, kënduan seicili nga një kengë për mamanë e tyre në qiell.Ndërkohë, qytetarë të shumtë vendosën buqeta me lule pranë vendit ku ndodhi tragjedia për të bërë homazhet e tyre.Policia vijon hetimet nëse pengmarrësi, një emigrant iranian ka lidhje apo jo me organizata terroriste.Monis ishte i njohur nga autoritetet për precentë të mëparshëm penale, si agresion seksual dhe nxitje të dhunës dhe vrasjes. Gjithsesi, pavarësisht flamurit me mbishkrimime arabe të vendosur në kafene gjatë pengmarrjes, autoritet policore në Autrali deklarojnë se ende nuk ka prova që ai të ketë lidhje me rrjete terroriste.