Obama pi puro kubaneze, pas Kenedit, ky është i pari president amerikan

Presidenti amerikan, Barak Obama, u nis të premten për në Hauai, ku do të kalojë dy javë pushime me familjen e tij, për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.Para se të ngjitej në avionin presidencial Air Foce 1 me familjen, Obama bëri edhe paraqitjen e fundit për 2014-n para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, në një konferencë modeste krahasuar me atë të mbajtur nga homologu rus, Vladimir Putin, përballë 1000 gazetarëve disa ditë më parë.Ishte një javë e ngarkuar kjo për Obamën, pas shpalljes surprizë të fillimit të normalizimit të marrëdhënieve me Kubën. Madje në një festë të mbajtur të mërkurën, Obama u bë edhe i pari president amerikan pas 52 vitesh që i merrte erë një puroje kubane…"Goxha e mirë!"… dëgjohet t'i thotë Obama personit që i ofron puron. Presidenti i fundit që e kishte bërë këtë veprim kishte qenë Xhon Kenedi, i cili kishte urdhëruar ndihmësit e tij të blinin sa më shumë puro të mundnin në vitin 1962, vetëm disa ditë pasi të hynte në fuqi embargo ndaj Kubës që do t'i bënte ato të paligjshme për t'u shitur në SHBA.Në konferencën për shtyp, në lidhjen me përmirësimin e marrëdhënieve, Obama tha se kjo ishte mënyra më e mirë që Shtetet e Bashkuara të ndikonin sadopak në ishullin komunist në Karaibe dhe i këshilloi kongresit që të fillonte sa më shpejt procedurat për lehtësimin e sanksioneve ekonomike ndaj tij. "Fakti që për 50 vjet ne kemi bërë të njejtën gjë dhe sërish nuk kemi arritur të sjellim ndryshime, tregon se duhet të provonim me një strategji tjetër.Ndryshimi do të ndodhë në Kubë, sepse ekonomia e tyre nuk po funksionon", u tha Obama gazetarëve.I pyetur nëse kishte ndërmend të vizitonte Kubën, Obama tha se me moshën që ka, e kishte parashikuar që një ditë të vinte këmbë në ishull, por kjo nuk mund të ndodhte gjatë presidencës së tij.Një tjetër temë e nxehtë e këtij fundviti kanë qenë edhe problemet rracore në Shtetet e Bashkuara.Por sipas Obamës, njerëzit me ngjyrë jetojnë më mirë tani se sa kur ai nisi mandatin e parë në vititn 2009. "Sikurse pjesa tjetër e amerikanëve, edhe ata me ngjyrë janë më mirë se sa kur unë mora detyrën. Sigurisht ka ende hendeqe mes pasurisë së të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë, dhe duhet të punojmë më shumë për këtë", u shpreh Obama.Presidenti njoftoi gjithashtu se ka ngritur një task force për të analizuar dhe propozuar sugjerime për përmirësimin e punës në rrajonet e policisë dhe agjencitë e sigurisë në vend, në mënyrë që të përmirësohen marrëdhëniet ndër rracore.Obama Puro2 [caption id="attachment_439120" align="alignnone" width="580"]crop Kenedi duke pire puro kubaneze[/caption]  /Oranews.tv/