Letoni, zhvillohet edicioni i 15 i festivalit të skulpturave me akull
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2013, 09:43
Në Jelgavë të Letonisë po zhvillohet edicioni i 15 i festivalit të skulpturave me akull. Janë 30 artistë që vijnë nga 8 vende të ndryshme të Botës, të cilët kanë paraqitur punët e tyre të bukura dhe të brishta.Mijëra letonezë janë mbledhur në Jelgavë për të admiruar skulpturat që ndriçohen me shumë ngjyra për të krijuar nje efekt sa më tërheqës.Festivali Ndërkombëtar i skulpturave me akull është një nga eventet më popullore në Letoni.Këtë vit, në këtë event do të organizohet edhe një konkurs akrobacish në akull me “snowboard”.