10 vite pa paguar energjinë, fatura për familje në Anën e Malit shkon 15 mln

Shkodër - OSHEE vijon gjobat marramendëse në qarkun e Shkodrës ndaj familjeve debitore, që kapin vlera deri në 15 milionë lekë të vjetra.Ndëshkimi i radhës ka ardhur për 100 familje të fshatit Oblikë në komunën Ana e Malit, të cilat janë ndëshkuar për ndërhyrje në matësa dhe debitë e krijuara në vite ndaj këtij operatori.Banorët të revoltuar thonë se gjobat janë të papërballueshme, edhe pse janë koshient se energjinë nuk e kanë paguar.Në listat e komunës, këto familje trajtohen me ndihmë ekonomike dhe situata e tyre është tejet e vështirë.Debitor ndaj OSHEE-së figuron dhe vet kryekomunari Xhevat Mollca, me 10 milionë lekë të vjetra./Oranews.tv/