Meta i zhgënjyer nga Basha: Më i fituari nga harta, kush e ndalon të rifitojë Tiranën?

Reagimit të kryeopozitarit, Lulzim Basha, pas vendimit të Kushtetueses për reformën territoriale, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i vuri një emër, zhgënjyes.Jo vetëm kaq, por sipas tij, opozita po vepron me dy standarde, pasi ankohet se mazhoranca nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që nuk i zbaton vetë këto vendime.“Reagimin tepër emocional dhe aspak kontruktiv dhe principal të kreut të PD Basha me menjëherë pas vendimit të Kushtetueses që në mënyrë shumë bindëse shpreh kushtetutshmërinë e reformës administrative-territoriale që ishte kontestuar nga ana e PD.Është zhgënjim i thellë që vjen nga Basha për të gjithë ata që për muaj të tërë prej tij dhe PD si kërkesë kryesore, pretendim kryesor, insistimin për tu respektuar vendimet e gjykatës kushtetuese nga ana e mazhorancës.Dhe në një moment që gjykata kushtetuese jep vendim të qartë që nuk shkon në drejtim të dëshirës dhe kërkesës së PD kemi kundërshtim të vendimit.Jo vetëm kaq, por edhe reagime destruktive që tregojnë qartë që opozita ka nevojë të bëhet më e përgjegjshme, më parimore, s’duhet të akuzojë mazhorancën për standarde të dyfishta ,ndërkohë që vetë aplikon standarde të dyfishtaKërkon respektimin e gjykatës Kushtetuese kur ato shkojnë në interesin e saj politik, ndërsa kur gjykata jep vendime që nuk shkojnë në intersin e saj del kundër vendimeve. Kjo nuk është situatë serioze”.Lidhur me pretendimet se opozita u la jashtë procesit të reformës, Meta shprehu sërish keqardhjen për kujtesën e dobët të kryeopozitarit, duke shtuar se si asnjëherë tjetër opozita ka qenë e barabartë me shumicën.Meta: I vetmi opsion për PD, zero reformë territorialeE gjitha kjo sipas Metës vjen pasi i vetmi opsion i PD, është zero reformë territoriale.“Së dyti dua të shpreh keqardhjen për kujtesën e dobët të zotit. Basha që pretendon se opozita është përjashtuar nga proçesi i realizimit të reformës territoriale. Të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë ndërkombëtar që asistuan këtë reformë mbajnë mend se si asnjë herë tjetër për një refromë të rëndësishme opozitës ju dhanë mundësitë maksimale për të pasur një rol përcaktues, të barabartë me shumicën. U krijua një komision me 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 nga opozita dhe dy bashkëkryetarë.Dhe për muaj të tërë opozita e bojkotoi këtë komision me pretendimin se mazhoranca kishte fiksuar një hartë të saj të ndarjes elektorale dhe më pas kur ky Komision paraqiti 5 variante, përgjigjia e tyre ishte se do paraqisnin variantin e tyre, pra të PD. Për këtë organizuan dhe një Konventë Kombëtare, ku morën pjesë dhe përfaqësues të mazhorancës.Ne pritëm që PD të sillte një variant të saj përtej 5 opsioneve të ofruara nga komisioni parlamentar për refromën por kjo nuk ndodhi asnjëherë. I vetmi opsion për PD për fat të keq ka qenë zero reformë territoriale që do të thotë për fat të keq jo thjesht status-quo, por degradim i stadardeve të shërbimit ndaj qytetarëve”.Meta:Më i fituari nga harta Basha. Është dyfishuar Bashkia e Tiranës, ta fitojëDuke iu përgjigjur akuzave se ndarja e re territoriale është bazuar në qëllime politike, Meta e sfidoi kreun e PD, Lulzim Basha që të rifitojë Tiranën.“Lidhur me ptretendimin tepër absurd se kjo reformë qenka bërë për të përcaktuar në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve duke numëruar sa bashki janë bërë në veri, jug e perëndim, janë të gjitha qesharake. Ne e dimë të gjithë se këto janë zgjedhje vendore dhe jo politike.Sa i takon atyre politike nuk ndryshon asgjë. Shqipëria mbetet me 12 qarqe, sic kanë qenë dhe më parë me konsensus të plotë mes dy palëve. Nëse do ishte dikush i favorizuar nga ndarja e re administrative-territoriale, më i favorizuar nga të gjitha është opozita dhe personalisht zoti. Basha.Kjo pasi ata kanë bashkinë e Tiranës dhe kjo është dyfishuar në të ardhmen dhe askush si pengon të rizgjidhen dhe ta rifitojnë. Pretendime të tilla janë më se absurde, nuk impresionojnë asnjë.Unë do të doja të ftoja Bashën dhe PD të vazhdojnë të mbeten në principal, të kërkojnë respektimin e vendimeve kushtetuese dhe natyrisht duhet të japin shembullin për këtë gjë.Zgjedhjet vendore, Meta: Askush se pengon opozitën të marrë pjesë veç vetesE ndërsa motivoi Bashën për të rikandiduar për Bashkinë e Tiranes, Meta nuk tha nëse ka menduar për një kandidat nga LSI, e megjithatë konfirmoi se do jetë në garë.“Është ende herët por të gjitha partitë do të kandidojnë.Sesa të besueshme do të jenë zgjedhjet nëse opozita rri jashtë tyre, Meta dha këtë përgjigje:“Zgjedhjet absolutisht do jenë të besueshme sepse askush nuk do ta pengoj opozitën të marrë pjesë në zgjedhje, përveç vetes së saj dhe në çdo rast do ketë kandidatë aletarnativë opozitarë dhe të jeni të sigurt.Ne inkurajmë opozitën të marrë pjesë, nuk e dekurajojmë.Përfituesi më i madh i kësaj harte është Basha.Bashkia e Tiranës dyfishohet. Ajo është e barabartë me të gjithë Bashkitë e tjera të Shqipërisë sëbashku. Kush e pengon Bashën të fitojë përsëri? Kush e ka bashkinë e Tiranës a e ka PD, a e ka Basha, a është dyfishuar? Le ta hedhim vështrimin drejt 21qershorit”.Dekreti për Guvernator, Meta: Do ndiqen procedurat, të mos pargjykojmëLidhur me dekretin e Presidentit Nishani për Guvernatorin e ri, Meta tha se do ndiqen të gjitha proçedurat, ndërsa paralajmëroi për të premeten seancën dëgjimore për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.Ky është dekret që do bëjë udhëtimin e tij sipas procedurave.Parlamenti funksionon dhe vazhdon të jetë qendër e rëndësishme e debatit. Pastaj rezultati do jetë ai që do bëhet publik nuk duhet paragjykuar që tani. Ndërsa të premten do të zhvillohet seanca për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.Kthimi i opozitës në Kuvend, Meta: E mirëpritur të vijë në çdo moment Sa i përket negociatave për kthimin e opozitës në Kuvend, Meta tha se ajo është e mirëpritur në çdo moment.“I kemi respektuar dhe do ti respektojmë të gjitha vendimet e Kushtetueses, përfshirë dhe atë të djeshmin” përfundoi ai.