Ndryshon ndarja territoriale, LSI propozon ngritjen e një bashkie minoritare
Vetëm tre muaj pasi është miratuar dhe kur debati është ndezuar midis PS dhe PD pas vendimit të Kushtetueses, shumica miraton një ndryshim në ndarjen e re territoriale. Propozimi i deputetit të LSI Vangjel Tavo që krijon një bashki minoritare në Jargucat ka ngjallur debate me socialistët disa prej të cilëve e kanë kundërshtuar por edhe votuar kundër atë.Kundër saj votuan,bashkëkryetar i komisionit për reformën territoriale, Bashkim Fino dhe deputeti Peza.Qëndrimin kundër Fino e argumentoi edhe më herët gjatë diskutimeve të mbledhjes.Sipas tij propozimi është i vonuar.Fino:“Ne kemi pasur shum kerkesa gjate kohes qe kemi hartuar reformen territoriale për ndryshim te qendrave te Bashkive, por nuk kemi pranuar. Do ishte mire qe ky propozim te vinte me heret, eshte pak i vonuar. Kemi 3 muaj qe e kemi mbyllur reformen. Nuk na erdhi asnje sugjerim apo kerkese e tille, as nga te zgjedhurit vendor as nga deputeti Tavo. Mbase Tavo shpresonte qe nuk do miratohej reforma pasi vete abstenoi. Ne nuk mund te bejme ndryshime sa here sjellin deputetet.Te presim zgjedhjet dhe te zgjidhet kryetari i i ri pastaj ta shqyrtojme dhe vendosim nëqoftëse ka interes. Kjo nuk behet keshtu, behet ne menyre serioze duke e studiuar. Une nuk paragjykoj prejardhjen qe ka Tavo nga Jorgucati” .Sipas ndarjes së re administrativo-territoriale Bashkia Dropull përbëhet nga njësitë administrative Dropull i Sipërm, Dropull i Poshtëm dhe Pogon, ndërsa qendra e Bashkisë është fshati Sofratikë.Deputeti Bashkim Fino kërkoi të dijë gjithashtu ‘nëse ky propozim ka faturë financiare’, por kreu i Komisionit të Ligjeve , tha se propozimi i Tavos nuk kushton financiarisht.Por Tavo tha se kanë qenë vetë të zgjedhurit vendorë dhe qytetarët që i kanë kërkuar ndryshimin e qëndrës së Bashkisë Dropull.Vasili: “Problemi qe shtrohet eshte shumë i vogel perballe kesaj reforme mjaft te madhe.Une kerkoj me dashamirësi dhe mbeshtetjen e Finos ta pranojme kete propozim. Asgje nuk leviz ne reformen nga nje korrektim i tille. Mua s’me dha njeri pergjigje kur beme Bashki super te medha, verejtje qe e ndaj sot e asaj dite por kjo nuk me pengoi ta mbeshtes.Lutaj: “Kjo nderhyrje krijon preçendent, pasi zona te tjera mund te fillojne te kerkojne te njejten gje.. “Vasili: “Duhet te pranojme qe kemi pasur nje kompromis politik per Bashkite minoritare, asokohe Fino e donte por une jo, por sot une jam dakort me mendimin e Tavos qe mbeshtet dhe nga Dule dhe per kete ne kemi bere nje kompromis historik qe s’mund te jete pengues. Jorgucati ka qene kryeqender. Diskutimi ka qene te bejmë Bashki minoritare apo jo, kjo ishte filozofia kryesore dhe politike. Une nuk isha dakort . Por pertej subjektivizmave te vogla une jam ngritur mbi ta. Ka prevaluar dashamirësia. Ky eshte korrektim, nuk leviz asgje nga reforma”.