Gjermani, marshim kundër "islamizimit të Perëndimit"

Rreth 15 mijë persona kanë marshuar në qytetin lindor të Gjermanisë, Dresden, nga organizata "Europianët Atdhetarë kundër Islamizimit të Perëndimit".Protestat ndodhën në një kohë kur në Gjermani është rritur së tepërmi ndjenja kundër emigrantëve. Në qytetin lindor të Gjermanisë, protesta të tilla mbahen çdo javë dhe numri sa vjen e shtohet.Megjithatë, autoritetet vendore të policisë bënë të ditur se protesta ka qenë kryesisht paqësore edhe pse nuk kanë munguar incidentet në të kaluarën.Organizata kundër Islamizimit të Perëndimit ka qenë shpesh protagoniste në akte të dhunshme këtë vit kundër myslimanëve dhe hebrenjve në Gjermani. Ajo numëron rreth 5500 anëtarë, shumica me pikëpamje të ekstremit të djathtë.Në përgjithësi në vend është shtuar fryma kundër emigrantëve, sidomos pas publikimit të të dhënave që e bën Gjermaninë vendin europian me numrin më të madh të azilkërkueseve në Europë, ku pas Sirisë dhe Serbisë, shqiptarët e Kosovës janë në vend të tretë me më shumë kërkesa.Kohët e fundit, Partia Kristian Socialiste, që shquhet për qendrimet e saj konservartore ka kërkuar që të gjithë emigrantët në Gjermani të jenë të detyruar të flasin gjermanisht edhe brenda shtëpive të tyre.