Pamjet e mrekullueshme të liqenit të kripur në Bolivi

Ndonëse nuk është parë nga të gjithë, liqeni i Uyunit në Bolivi, i cili njihet ndryshe si liqeni me ujë të kripur për shkak të përmbajtjes së tij mund të konsiderohet me të vërtetë si një nga mrekullitë e natyrës. Fotografi Michael Kittell ka bërë një seri fotosh të mrekullueshme, të cilat të lënë me të vërtetë me gojë hapur. “Salar de Uyuni” është një shkretëtirë e madhe kripe, që me sipërfaqen e saj prej mbi 10 mijë metra katrorë është rezerva më e madhe e kripës në botë.Ai ndodhet në rreth 3.650 metra kuotë dhe vlerësohet se përmban 10 miliardë tonelata kripë, 25 mijë prej të cilave nxirren dhe përpunohen çdo vit. Bëhet fjalë për një të tretën e rezervave të kripës të të gjithë planetit. Rreth 40 mijë vjet më parë ishte pjesë e liqenit gjigand parahistorik Michin. Kur ky i fundit u tha u formuan dy liqene, Poopo dhe Uru Uru dhe dy shkretëtirat me kripë, Salar de Coipasa dhe Salar de Uyuni./nevilazhupa/oranews.tv/