Basha me Merkel: PD kërkon të rikthejë normalitetin në jetën parlamentare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë Kongresit të CDU-së dhe takimeve që ai ka pasur me drejtues të lartë, ka diskutuar mbi propozimet e Partisë Demokratike për një marrëveshje politike shumicë - opozitë që do i jepte fund shkeljes së Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mohimit të instrumenteve të mbikqyrjes parlamentare si dhe do të adresonte çështjen e mprehtë të mekanizmit që promovon krimin deri në Kuvendin e Shqipërisë.Gjithashtu kreu i opozitës ka shprehur para drejtuesve të lartë të CDU-së shqetësimin për gjendjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.Kreu i opzoitës shqiptare, ka uruar dhe kancelaren, Angela Merkel, mbi rikonfirminin për të tretën herë në krye të CDU-së.