ISIS filmon "bëmat" e veta me dron, VIDEO me hartën e sulmeve në Kobani

Për herë të parë që prej shpalljes së Kalifatit, militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video të filmuar me dron, për të ilustruar me detaje pikat ku janë kryer sulme vetëvrasëse me bomba në qytetin sirian Kobani.Në qytetin kufitar me Turqinë po zhvillohen luftime të ashpra mes ekstremistëve të ISIS dhe forcave Peshmerga kurde dhe mendohet se video është publikuar për t'i dhënë zemër luftëtarëve për shkak se po humbasin terren në ditët e fundit.Nga ana e saj, edhe Komanda Qendrore amerikane publikoi videon e fundit të sulmeve të kryera në qytetin tjetër sirian, Raka. Sipas amerikanëve në sulmet e fundit kanë marrë pjesë edhe Bahreini, jordania, Arabai Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.Fushata kundër Shtetit Islamik është diskutuar edhe në një mision të Senatit amerikan të mërkurën. Zëvendës.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Bret MekGërk, u tha kongresmenëve se përpos sulmeve të koalicionit edhe qeveria irakiane po përparonte në zmbrapsjen e terroristëve.Megjithatë, disa kongresmenë u shprehën të irrituar nga pretendimet se gjërat po shkonin mirë."Jam i fiksuar të di çfarë përbën sukses? Dikur mburreshim se sa shumë trupa irakiane kishim trajnuar, ndërsa sot ata janë shpërbërë dhe ISIS është shndërruar në një prej organizatave terroriste me më shumë fonde dhe armatime në planet, falë ndihmës së SHBA-së", tha kongresmeni demokrat i Virxhinas, Gerri Konolli.MekGërk gjithashtu raportoi para Komisionit edhe për marrëveshjen e arritur sëfundmi mes qeverisë së irakut dhe asaj rrajonale kurde, sipas së cilës, në këmbim të një pjesë të fitimeve nga shitja e naftës kurde, ekzekutivi në Bagdad do të rifillojë pagesat e administratës së qeverisë rrajonale, të cilat i kishte ndërprerë disa muaj më parë.Sipas tij, marrëveshja ishte jetike për shkak se u arrit pas më shumë se dhjetë vitesh mosmarrëveshjesh mes palëve, falë qeverisë së re irakiane të formuar muajin e kaluar.