Thyhet shtanga shqiptare, të gjithë Kampionët turpërohen nga dopingu

E keqja nuk ka fund për peshëngritjen shqiptare. Ky sport kaloi në harkun kohor të 3 javëve nga parajsa në ferrin më të nëndheshëm. Pas Romela Begajt, dy shtangistë të tjerë kanë rezultuar pozitivë në analizat e anti-dopingut, dhe bëhet fjalë për dy emra të rëndësishëm si Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku.Botërori i Kazakistan shëndrrohet në këtë mënyrë në botërorin e Stanozololit për shqiptarët, pasi është pikërisht e njëjta substancë që u gjet në analizat e Begajt që godet edhe dy peshëngritësit e tjerë.RTV Ora News e konfirmoi lajmin i pari rreth orës 19 : 50 ndërkohë që sot ka ardhur edhe konfirmimi nga Federata Ndëkombëtare e peshëngritjes.Në komunikatën për shtyp në websitën e saj zyrtar oragnizmi drejtues i peshëngritjes botërore shkruan, se Daniel Godelli ka rezultuar pozitiv ndaj substancës anabolike të njohur me ermin stanozonol , një substancë që stimulon testosteronin dhe është absolutisht e ndaluar nga Agjencia Ndërkombëtare e anti-dopingut.Në këtë komunikatë shkruhet gjithashtu se sportisti pezullohet përkohësisht deri në kryerjen eanalizave të dyta, ku po ashtu si për Romelën edhe për Godellin pritet që të ketë edhe një seance dëgjimore.E njëjta procedurë do të aplikohet edhe për shtangistin tjetër të përfaqësueses sonë Hysen Pulaku, i cili pas botërorit të Almatit mori edhe medaljen e artë në stiltin e shtytjes në Kampionatn Europian për të rinj. Edhe ne analizat e 22 vjeçarit është gjetur e njëjta substancë famëkeqe stanozolol.Ky është rasti i katërt për brënda një viti për peshëngritësit shqiptar, I pari që e filloi valserin e dopingut ishte Arbër Cercezi i cili rezultoi të kishte përdorur epitestosteron duke u pezulluar për dy vjet nga aktivitetet, më pas vala goditëse përfshiu tre sportistët njëherësh, Romela Begajn, dhe tashmë Daniel Godellin dhe Hysen Pulakun.Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut në raste të tilla kur 4 sportistë të një federatë rezultojnë pozitiv, masa ndëshkuese është 100.000 dollarë dhe nëse nuk shlyhet brenda pak kohë atëherë federate në fjalë pezullohet menjëherë, gjithsesi rreziku që peshëngriotja shqiptare të ndëshkohet në mënyrë ekzemplare është më real se kurrë, ku vetëm 9 vitete e fundit rastet I konstatuara janë mbi 10.Presidenti i KOKSH, Bezhani: Të ndërhyjë politikaNdërkohë Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani kërkon ndëshkime penale për sportistët që marrin doping. Në studion e Ora News, Bezhani kërkoi edhe ndërhyrjen e politikës në këtë çështje.“As që diskutohet që federate rrezikon, por këtu nuk bëhet fjalë për federatë, këtu bëhet fjalë për shtet dhe kur bëhet fjalë për shtet duhet t’i kalojë caqet e një federatë apo të një komiteti olimpik. Këtu merret në këmbë autoritetit i një shteti”