Plagosje në Korçë e Shkodër, theret me thikë i riu, qëllohet me armë një tjetër

Dy plagosje, një me thikë dhe tjetra me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë dhe Shkodër.Në qytetin juglindor, 19-vjeçari Mikel Xhihani, është therur me thikë nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M.Z.I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë për jetën ku po merr trajtimin mjekësor.Ndërkaq policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet si dhe ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes.Ndërkaq pak më vonë, rreth orës 20:25 minuta, tek rreth-rrotullimi i lagjes “Rus” në Shkodër shtetasi Ylli Lisaj 31 vjeç është qelluar me arme zjarri në kembe, prane nje banese në unazen e qytetit dhe ka ecur për disa metra në kembe deri tek rreth-rrotullimi, aty ku edhe nuk ka mundur të levizë më pasi ka mbetur pa ndjenja.Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë lajmëruar policinë dhe autoambulancën, ku kjo e fundit ka bërë transportimin për në spital të 31-vjeçarit.Sipas bluzave të bardha ai ka humbur shume gjak dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorit, i cili i favorizuar nga errësira është larguar nga zona ku ka shtënë me armë.Sipas hetimeve paraprake dyshohet se autori dhe i plagosuri njiheshin me njëri - tjetrin. Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj plagosje, ndërsa hetimet vijojnë.Pak minuta pas ngjarjes, policia e Shkodrës është njoftuar për mbërritjen e një gruaje të gjakosur në zonën pranë katedrales së Shkodrës.Nuk bëhet i ditur identiteti saj dhe shkaqet qe ajo ka mbërritur në këtë gjendje. Po punohet në këtë drejtim për të parë nëse gruaja ka lidhje me ngjarjen.(Video: Plagosja në Shkodër)