Kërcënohet me jetë në zyrë kryetari i bashkisë Korçë, pranga 59 vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2014, 08:58
Korçë-Një shtetas shqiptaro-amerikan është arrestuar në Korçë pasi dyshohet të këtë kërcënuar në zyrë kreun e bashkise Sotiraq Filon, për prishjen e godinës së tij 4 katëshe në qendër të Korçës.Projekti i zgjatimit te bulevardit Republika synon prishjen e 30 objekteve në rrugën Gjon Buzuku por banorët kanë dalë kundër këtij projekti për shkak të kompesimit të ulët qe iu është ofruar për prishjen e banesave.Bëhet fjalë një 59 vjeçar, Petrit Xhelollari i cili ka rënë në prangat e policisë.Petrit Xhelollari është banues i lagjes 5 të qytetit të Korçës dhe ndërtesa që përfshin projekti për zgjatimin e bulevardit ndodhet në rrugën Gjon Buzuku.