Siri, kryengritësit marrin një bazë ajrore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2013, 14:16
Aktivistët sirianë kanë deklaruar se kryengritësit kundër regjimit të Damaskut kanë marrë një bazë ajrore ushtarake në provincën veriore, Alepo.Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, tha se kryengritësit kanë marrë kontrollin e bazës al-Jarrah, pas disa ditë përleshjesh.Marrja e kontrollit të bazës ajrore vjen një ditë pasi u raportua se kryengritësit sirianë kanë marrë kontrollin e hidrocentralit më të madh në Lumin Eufrat, në provincën e Raqas.Të hënën, një automjet-bombë ka shpërthyer në një pikë doganore në anën turke në kufi me Sirinë, duke vrarë të paktën 13 njerëz.OKB vlerëson se më shumë se 60 mijë njerëz janë vrarë gjatë konfliktit pothuajse dyvjeçar në vend.