Kosovë, sot diskutohet rezoluta për normalizim e raporteve me Serbinë
Kuvendi i Kosovës diskuton sot mbi një rezolute për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga partitë partnere të koalicionit dhe subjekti opozitar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.Rezoluta parashikon një proces normalizimi të raporteve me Serbinë, duke zgjidhur të gjitha çështjet kontestuese midis dy shteteve sovrane.Ditë më parë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e mbështesin shumica e partive dhe qytetarëve të Kosovës.Ai tha se me këtë rezolutë, Qeveria e Kosovës do të autorizohet që të udhëheqë procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë.Kundër kësaj rezolute është deklaruar Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se rezoluta e PDK-së dhe partive të tjera është në dëm të interesave të Kosovës.