Merkel: Rusia po provokon paqen në Europë!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka akuzuar hapur Rusinë se po shkel ligjet ndërkombëtare me ndërhyrjen e saj në Ukrainë. Gjatë një fjalimi në parlamentin gjerman të mbajtur të mërkurën ajo tha se zgjidhja e konfliktit do të kërkojë shumë durim."Asgjë nuk e justifikon pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të Rusisë në luftimet në Donjeck dhe Luhansk. Veprimet e Rusisë kanë ngritur dyshime rendin paqësor në Europë dhe janë në shkelje të plotë të ligjeve ndërkombëtare. Përpjekjet tona për të kaluar këtë krizë do të kërkojnë durim dhe forcë".Akuza e Merkel vjen në të njejtën ditë kur në Krime, avionët luftarakë rusë mbërritën në aerodromin luftarak në Belbek, për të përforcuar edhe më tepër pozitën e Moskës në gadishullin që iu mor Ukrainës në mars të këtij vit.Përveç Krimesë, NATO ka raportuar se trupat ruse janë parë sërish të veprojnë në lindje të Ukrainës. Këtë e konfirmoi gjenerali amerikan Filip Bridlov, para se të takohehj me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko. Bridlov, i cili përveç postit të lartë në NATO mban edhe atë të komandatit të forcave amerikanë të vendosura në Europë, vizitoi Kievin në një çast mjaft të rëndësishëm. Ai i shprehu presidentit ukrainas mbështetjen për luftën e tij për bashkimin e vendit, duke thumbuar edhe presidentin rus. "Mendoj sinqerisht se zoti Putin është befasuar nga puna mjaft e mirë e trupave tuaj", it ha Bridlov presidentit ukrainas.