Papa lutet për udhëtimin në Turqi

Papa Françesku shpreson që vizita e tij në Turqi të ndihmojë për të korrur frytet e paqes. Të premten, më 28 nëntor, Papa pritet të udhëtojë për në vendin e tretë europian, pas vizitës në Shqipëri më 21 shtator dhe në Strasburg para pak ditësh.Pas shëtitjes në Sheshin e Shën Pjetrit, ai njoftoi mijëra besimtarët për misionin e kësaj vizite."Siç e dini, nga e premtja e deri të dielën do të marr pjesë në një vizitë apostolike në Turqi. i ftoj të gjithë që të luten në mënyrë që ku udhëtim i Palit tek vëllai i tij Andrea të korrë sjellë frytet e paqes, dialogut të sinqerte mes besimeve dhe mirëkuptimin brenda kombit turk"Gjatë vizitës, Papa do të takohet me presidentin turk, Rexhep Erdoan dhe kryeministrin Ahmet Dautollu. Gjithashtu ai do të takohet me Patriarkun ortodoks, Bartolomeu I, udhëheqësin shpirtëror të kishës ortodokse, dega e dytë më e madhe e krishtërimit pas katoliçizmit.Pas fjalimit të rëndësishëm të mbajtur në Parlamentin Europian në Strasburg, ku i kërkoi Europës të pranojë dhe ndihmojë emigrantët, Papa do të vizitojë një vend, si Turqia, që në muajt e fundit është bërë strehë e miëjra refugjatëve sirianë, mes tyre edhe shumë të krishterë, që janë larguar nga vendi i tyre për t'i shpëtuar masakrave të ekstremistëve të Shtetit Islamik.