Klerikët martirë përkujtohen në Bunk’Art përmes dëshmive

Krerët e komuniterteve fetare në Shqipëri kanë përkujtuar klerikët e vrarë gjatë regjimit komunist. Të mbledhur në bunkerin antibërthamor të diktatorit, ata sollen në kujtesë të gjithë martirët që u ekzekutuan pao persekutuan vetëm për shkak të fesë.Ministri i Mirëqënies Scoiale Erjon Veliaj tha se regjimi tentoi të vriste edhe besimin mes njerëzve.“Regjimi komunist ka marrë goditjen e fundit, njerëzit e Zotit janë sot këtu falë një qeverie që çliron bunkerë për hapësirë publike, por çliron edhe bunkerin në mentalitet. E mira fitoi në Shqipëri, ky bunker iu kthye qytetarëve, njerëzit që besojnë sot janë të respektuar dhe na japin kartolinën më të bukur.”Një dokumentar me dëshmi tronditëse I përgatitur nga Komiteti shteteror I kulteve Agjencise Kombetare te Turizmit, parapriu fjalët e përafqësuesve të 5 feve në Shqipëri të cilët përcollën mesazhin se besimi vetëm bashkon dhe nuk mund të shtypet kurrë.