Akciza për pijet energjike nuk do të hiqet, do ulet nga 50 në 30 lekë

Deputetët kanë fituar betejën me qeverinë për akcizën e pijeve energjike.Mbledhja e Grupi Parlamentar socialist, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka vendosur të mos e heqë fare akcizën, por ta ulë atë.Grupi i deputetëve socialist, do të votojë të enjten variantin e propozuar nga Komisoni i Ekonomisë, që akciza për pijet energjike, të ulet nga 50 lekë në 30 lekë për litër.Qeveria, në paketën fiskale, kishte parashikuar që akciza për pijet energjike të bëhej zero. Ministria e Financave e arguemtoi propozimin me kërkesat e ardhura nga disa ambasada të huaja, por u kundërshtua fort nga deputetët e mazhorancës.Sipas deputeteve të shumicës, nuk mund të hiqet akciza për pije që dëmtojnë shëndetin e qyetarëve, në kushtëet edhe kur numri i konsumatorëve është rritur ndjeshëm.Mes këtyre debateve që kanë shoqëruar komisionin parlamentar, duket se qeveria dhe deputetët kanë gjetur një rrugë të mesme duke refuzuar akcizën.Mbledhja e grupit parlamentar socialist, ku ishin të pranishëm një numr i lartë ministrash, u shoqërua me debate dhe diskutime për buxhetin 2014 dhe paketën fisakle, që pritet të votohen nen për nen ditën e enjte.