Spaçi monument kujtese, gjermanët inspektojnë burgun famëkeq: Vendosni drejtësi

Në komunën Orosh, një delegacion gjerman diplomatësh e biznesmenësh janë njohur me potencialet turistike si edhe me shfrytëzimin e burimeve minerare të nëntokës. Interes të veçantë zgjoi burgu famëkeq i Spaçit, ku gjermanët vlerësuan se më parë duhet reformuar drejtësia që biznesi gjerman të ketë siguri për investime.Lezhë - Në një kohë që në Tiranë tuneli bërthamor nëntokësor i dikaturës është kthyer në një vend pelegrinazhi, një delegacion gjerman i kryesuar nga zëvendësambasadorja Holstein, inspekton burgun e Spaçit. Nga vendi famëkeq i trajtimit njerëzor dhe torturave të diktaturës diplomatja gjermane kërkoi që Shqipëria të vendosë drejtësi.“U prezantuam me potencialet e zhvillimit në këtë zonë, por natyrisht është e rëndësishme që ta shohësh me sytë e tua. Nuk është kollaj që bizneset gjermane të investojnë në Shqipëri, sepse ka mbetur edhe një bazë themelore e përafrimit të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, konkretisht reforma e sistemit të drejtësisë.Në momentin kur të krijohen standarde që përkojnë me ato të drejtësisë europiane, atëherë bizneset gjermane do të vijnë me shumë kënaqësi. Ka nevojë që të bëhet shumë, por shpresoj që të paktën të kontribuojmë duke reklamuar që të ngjallim interes tek të tjerët dhe të krijohen projekte e të mbështeten ato që kanë mbetur nga Spaçi, si një monument i kujtesës|, u shpreh Anke Holsten.Potenciali turistik i burgut famëkeq të Spaçit në komunën Orosh të Mirditës, si një momument kujtese, solli premtimin gjerman për të lobuar që vendi me interes të veçantë të shndërrohet në një muze në të ardhmen, ku të gjithë të mund të njihen me krimet e torturat çnjerëzore të komunizmit./oranews.tv/