Dhuna në familje, aktivitete në Korçë dhe Shkodër

Dhuna në familje vijon të shtohet. Shifrat e zyrave për mbrojtjen e grave të dhunuara në Korçë tregojnë se ende pa u mbyllur viti, rastet janë shtuar në krahasim me vitin 2013.Për shoqaten “Gruaja Korçare”, dhuna në familje tashmë e ka zgjeruar edhe më shume hartën e saj, duke përfshirë edhe burrat.Shifra tronditëse për dhunën ndaj grave raportohen edhe në Shkodër pikërisht në ditën ndërkombëtare kundër këtij fenomeni.Në Shkodër është organizuar një marshim paqësor kundër dhunës ku veç grave e vajzave, ju bashkuan edhe aktoret e teatrit "Migjeni".Fushata e 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave është një traditë që nisi në vitin 1991 nga Instituti i parë i Lidershipit Global të Grave.Ajo fillon në 25 Nëntor, dhe vazhdon deri në 10 Dhjetor që është edhe Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.