Annan: Duhet gjetur një zgjidhje politike për Sirinë
Ish i dërguari i OKB-së në Siri Kofi Annan ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar duhet të rifokusohet në organizimin e një zgjidhje politike për Sirinë.Ai tha se ai është i bindur se herët a vonë duhet të gjendet një plan për një qeveri tranzicioni në këtë shtet të Lindjes së Mesme.Ai tha se do të dëshironte t`i shihte Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë të gjejnë një gjuhë të përbashkët përpara se të tërheqin edhe të tjerët në një plan mbështetës.Rusia dhe Kina kanë përdorur veton në tre rezoluta të Kombeve të Bashkuara, të përkrahura nga Perëndimi, që e dënonin Damaskun për sulmet ndaj civilëve dhe që parashikonin hapjen e rrugës për sanksione.Annan paralajmëroi se një ndërhyrje ushtarake në Siri do të mund t`i përkeqsonte gjërat edhe më shumë.