Përmbytje në Peru, 11 të vdekur
11 të vdekur, pesë nga të cilët fëmijë e 10 të zhdukur është bilanci i lumit të baltës që përmbyti rajonin e varfër El Porvenir në Peru.Sipas guvernatorit të provincës, Ronald Garcia, familje të tëra janë zhdukur në fshatin ku jetojne rreth 80 te tilla. Shpresat jane qe te pakten nje pjese e tyre te kene arritur te shpetojne e t`i jene larguar vershimit te frikshem te ujit e rreshqitjeve te tokes, pasoje e reshjeve te dendura te shiut ne rajon.Ne zone, ka pasur disa shkeputje dheu prej shirave keto javet e fundit. Nje pjese e saj, e mbuluar nga bimesia e dendur eshte dhe vendi ku shtrihet fshati, shume prane lumit te kthyer ne fatkeqesine e banoreve qe kishin ndertuar shtepite aty prane.Vendasit i jane bashkuar perpjekjeve te punonjesve te mbrojtjes civile dhe ushtrise per te gjetur te mbijetuar te mundshem nen germadha, por vershimi i ujrave ua ka penguar punen. Qeveria e peruse ka derguar ndihme humanitare ne zone, perfshire ushqime, tenda e batanije.