Merkel: Be të vendosë veto ndaj buxheteve kombëtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2012, 15:43
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian duhet të ketë fuqinë e vetos ndaj buxheteve kombëtare të shteteve anëtare.Merkel, duke iu drejtuar dhomës së ulët të parlamentit( Bundestagut) para fillimit të samitit të BE-së tha se komisioneri i BE-së për ekonominë duhet të ketë fuqinë që të deklarojë të “pavlefshëm” një buxhet.Samiti dy-ditor ka për qëllim që të trajtojë krizën e borxhit dhe do të fokusohet në përpjekjet për të ngritur një union bankar në të gjithë eurozonën.Kjo do të jetë hera e katërt që liderët e BE-së takohen këtë vit dhe Samiti i 22-të i mbajtur që kur shpërtheu kriza në Greqi, në fund të vitit 2009. Diplomatët, megjithatë, nuk presin rrugëdalje.