Vulin akuzon SHBA: Përmes Sheshelit duan të rrëzojnë qeverinë serbe

Qeveria e Serbisë tregohet e ashpër edhe një herë me SHBA-në. Ministri Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se Tribunali i Hagës kontrollohet nga SHBA dhe përmes buzëve të Vojisllav Sheshelit flasin sikur duan ta rrëzojnë qeverinë serbe.Vulin ka shkuar më larg, teksa i ka kërkuar kryeministrit Aleksandar Vuçiç që të mendoj për prioritetet e politikës së jashtme.“Kam pritur se deklarata e para politike e Sheshelit do të jetë në lidhje me vizitën e kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe se do të flasë për atë se çfarë mendon për Shqipërinë e Madhe, ose se do të flasë për atë që është absolutisht e papranueshme se si Rama është sjellë ndaj shtetit serb”, ka thënë Vulin.