Kurti: VLAN-i do t'i bëjë institucionet, ose do të ketë protesta
Ose do t'i formojmë ne institucionet, ose do të dalim në protesta! Ka qenë ky kërcënimi që Albin Kurti i ka bërë të gjithë aktorëve politikë në Kosovë, duke mos ngurruar të kritikojë edhe aleatët e tij paszgjedhorë për qendrimin e zbehtë që po mbajnë në synimin për të formuar qeverinë e re të Kosovës. Në mbledhjen e 17-të të Partisë së tij, Kurti u shpreh se forcat politike që përbëjnë shumicën parlamentare vazhdojnë të jenë të vendosura që të mos ketë asnëj bashkëpunim me qeverinë e Thaçit."Neve na intereson demokracia dhe na intereson sovraniteti. Mënyrat për të ndërhyrë qytetarët, janë ato që dihen: protestat dhe demonstratat. Mënyrat për të ndërhyrë ne, si Lëvizje Vetëvendosje, janë duke e bindur koalicionin LAN që të konstituojë Kuvendin dhe institucionet, pa marrë parasysh reagimin e PDK-së apo të Gjykatës Kushtetuese", u shpreh Kurti.Kurti i ka bërë thirrje edhe partive të tjera që kanë formuar koalicionin me Vetëvendosjen, që të mos ngurrojnë dhe të ruajnë pozicionet e tyre, ndryshe, sipas tij, do të fitojë ideja e Thaçit. "Tash për tash, krerët e tjerë të shumicës parlamentare nuk besojnë që duhet bërë një zgjidhje siç propozojmë ne. Nëse ata vazhdojnë të hezitojnë, ka gjasë që të fitojë mbështetje interesi i Thaçit, pra që situata të zgjidhet me ndërhyrje prej ndërkombëtarëve. Edhe për një situatë të tillë, vlen fjalia ime e fundit në seancën e fundit të Kuvendit: Nëse qëndrojmë, fitojmë!", ka thënë Kurti.Kurti është ndalur gjatë edhe në serinë e shkrimeve që po boton "Koha Ditore", e që flain për dëshmi të forta të korrupsionit në EULEX, duke lavdëruar prokuroren Bamieh për denoncimet, të cilat sipas tij vetëm sa konfirmojnë ato që opinion publik në Kosovë i ka ditur prej kohësh. Për Kurtin, drejtësia nuk mund të importohet nga jashtë, por duhet ndërtuar nga vetë shoqëria.Oranews.tv