Kosovë, Blloku rifillon takimin, priten zhvillime të reja

Takimi i filluar në orën 13, ndërmjet liderëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma e VV, i cili u ndërpre për shkak të axhendës së Isa Mustafës, ka rifilluar në orën 16. Kjo pjesë e takimit po zhvillohet në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.Kryetari i LDK-së ka bërë të ditur se në këtë takim do të diskutohet për hapat e mëtutjeshëm që do t'i ndërmarrë Blloku, karshi situatës së tanishme politike në vend.Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që nga ky takim të dalin me ndonjë risi, për hapat e mëtejshëm.Marre nga Gazeta Express