Mustafa i Preshevës: Do ta vëmë në dijeni, Ramën, për problemet tona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2014, 13:41
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë për gazetën serbe "Danas" se pret që kryeministrin Edi Rama ta njoftojnë me problemet e bashkësisë nacionale shqiptare në jug të Serbisë, në lëmin e arsimit, politikës dhe zhvillimit ekonomik.Kryeministri Edi Rama nuk do të mbajë tubim kur të qëndrojë të martën në Preshevë, një territor etnik i Shqipërisë që iu dha Serbisë në traktatet ndërkombëtarë shekullin e kaluar. Sipas të njejti burim, kryetari i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu ka thënë se Kryeministrit të Shqipërisë do t'i paraqesin sugjerimet, ankesat dhe propozimet dhe se pret "porosi të qartë" të Ramës në lidhje me pozitën e bashkësisë shqiptare në atë pjesë të Serbisë.Oranews.tv