Veliaj shpjegon buxhetin e ri: "Pjesën e luanit" ia kemi caktuar pensioneve
Tiranë – Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj ka shpjeguar sot projekt-buxhetin e vitit 2015 të qeverisë shqiptare, ç’ka ofron dhe ç'ka përmirëson ky buxhet për shtresa të ndryshme sociale.Sipas tij, brenda buxhetit të ministrisë, prioritare është reforma e pensioneve, që zë “pjesën e luanit”; pjesën tjetër e zënë shkollat e arsimit profesional dhe më tej, fondet për rininë."Shqipëria shpenzon 27% të buxhetit vetëm për efekt të rishpërndarjes së fondeve për ata që janë në nevojë, ta ai. - Kjo shifër nuk është e krahasueshme me vendet e rajonit, nuk e bën Shqipërinë lider në këtë fushë, por nga pikëpamja e shpërndarjes së fondeve e bën vendin tonë lider në rajon."Sipas ministrit, "personat me aftësi të kufizuara janë pjesa më në në rrezik në këtë shoqëri. Për ta janë caktuar 156 milionë USD për 169 mijë individë. Është hera e parë që hyjmë në këtë vit pa asnjë borxh nga viti i kaluar. Viti më mirë me borxhe të mbartura ka qënë 20 milionë USD, kurse ky ka qënë viti i parë pa asnjë borxh, asnjë vonesë të ndihmës ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara."ar.sh/Oranews.tv