SHBA dhe Kina, marrëveshje të reja ndaj ndryshimeve klimatike
Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshje të reja për emisionet e gazit, pasi udhëheqësit e dy vendeve u takuan në Pekin.Presidenti amerikan Barak Obama e konsideroi historike marrëveshjen për reduktimin e nivelit amerikan të gazit mes 26 dhe 28 për qind deri në vitin 2025 krahasuar me nivelet e vitit 2005.Kina nuk ka vendosur ende një objektiv të vecantë, por tha se shkarkimet do të arrijnë kulmin në vititn 2030.Të dyja vendet ranë dakord gjithashtu të zvogëlojnë mundësinë e aksidenteve në det dhe ajër.Të gjitha marrëveshjet erdhën pas takimeve mes Obamës dhe Xi gjatë samitit aziatik rajonal.Kjo është hera e parë që shteti kinez, një nga vendet që shkakton ndotjen më të madhe në botë, të vendosë uljen e emisioneve të gazrave.SHBA dhe Kina së bashku prodhojnë rreth 45 për qind të dioksidit të karbonit në botë.Kjo është përpjekja e radhës në këtë çështje, pasi një marrëveshje globale për reduktimin e emisioneve pritet të arrihet vitin e ardhshëm në Paris."Faktet kanë prodhuar se një marëdhënie e re mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës i shërben interesave themelore të dy popujve, por edhe paqes, stabilitetit dhe properitetit në Azi, Paqësor dhe në botë" deklaroi Xi.Përveç marrëveshjeve ekonomike dhe uljes së emisioneve të gazit, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh në fusha të ndryshme, por edhe premtuan trajtimin e sëmundjes vdekjeprurëse Ebola dhe luftën kundër terrozimit.