Kukës, shkolla me pak nxënës, s'ka infrastrukturë për praktikën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2014, 11:09
Arsimi profesional në qarkun e Kukësit, nuk është i frekuentuar siç parashikohej, shkak është kostoja që ka për banorët në veri. Mungesa e infrastrukturës për praktikën i detyron nxënësit që të paktën dy vite shkollore t’i përfundojnë në Tiranë, Rubik, Durrës apo gjetkë, që përkthehet në sforco për buxhetin e familjeve kuksiane.I njëjti problem ngrihet edhe nga vetë mësuesit që japin lëndët profesionale, ku sipas tyre nxënësi përballet me shumë vështirësi, duke nisur që nga mënyra e të jetuarit, në një qytet tjetër. Në shkollën "Havzi Nela' në Kukës vijojnë arsimin profesional 52 nxënës të degës “Përpunim druri dhe mekanike”.Oranews.tv