Spanjë, referendum për pavarësinë në Katalonja, 80% pro
Miliona katalanas votuan të dielën në referendumin jo-detyrues për pavarësinë e vendit nga Spanja. Sipas autoriteteve, 80 % e popullsisë katalanase është shprehur në favor të ndarjes nga Spanja. Katalonja, e cila ndodhet në në verilindje të Spanjës, me Barcelonën kryeqytet, prej kohësh ka qenë në përpjekje të dështuara për pavarësi.Gjykata Kushtetuese e Spanjës e shpalli referedumin të pavlefshëm dhe anitkushtetues. Rreth 2.3milionë katalans, e thënë ndryshe më shumë se një e treta e popullsisië së përgjithshme së rajonit hodhi votën të dielën. Fleta e votimit kishte një pyetje: A duan katalanasit një shtet të pavarur? Dhe përgjigja me votë erdhi pozitive nga 80,72 %, ndërsa 14.65 % votuan kundër pavarësisë. Ndërkohë votuesit pro dhe kundër kanë argumentat e tyre, për zgjedhjen që kanë bërë:"Unë nuk e dua aspak pavarësinë e Katalonjës. Unë mendoj se Spanja është një vend i pandashëm, nuk duhet të ndahemi prej saj.”"Mund të ketë disa pasoja të padëshiruara, nëse Katalonia ndahet nga Spanja, por kjo ka qenë ëndrra jonë historike. Në mund t’ia dalim të vetëm, të kemi zhvillim ekonomik më të mirë dhe gjithashtu të gjitha problemet tona t’i zgjidhim vetë.”Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy deklaroi se votimi nuk do të ketë asnjë efekt, duke u kërkuar katalansve të arsyetojnë dhe reflektojnë. Katalonia miratoi një statut në vitin 2006, duke i dhënë asaj statusin e "kombit", por kjo u përjashtua nga Gjykata Kushtetuese e vendit në vitin 2010. Mbështetësit e pavarësisë shpresojnë se një rezultat i fortë i referendumit do të ushtrojë më shumë presion mbi qeverinë qendrore për të hapur negociatat mbi më shumë taksa dhe autonomi politike, me shpresën e një referendumi të plotë për pavarësinë.Oranews.tv