FOL: Rama, direkt ose jo, të kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia
Tiranë – Petrit Zogaj, kreu ekzekutiv i Lëvizjes Fol në Kosovë është i mendimit se Rama duhet të flasë në Beograd për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, të flasë, direkt ose indirekt, por të kërkojë që Serbia ta kuptojë realitetin e ri në Ballkan, i cili nuk mund të zhbëhet.“Sigurisht që Republika e Shqipërisë dhe Republika e Serbisë kanë mospajtime të thella në raport me Kosovën, - tha Zogaj, - e sikundër mund të ketë çdo shtet që e ka njohur Republikën e Kosovës, shtet të pavarur, Shqipëria ndoshta në një dozë më të lartë, do të duhej të kërkonte që Serbia ta pranojë realitetin në Ballkan, ta kuptojë ndryshimin e hartës së para 15 vjetëve.Pa diskutim, në këtë frymë, në frymën e dialogut edhe të Brukselit, edhe të marrëveshjeve që janë arritur, z.Rama, direkt ose jo, direkt ose në forma të tjera, duhej ta kërkonte që Republika e Serbisë të fillojë ta kuptojë realitetin dhe ndoshta në një afat 4-5 vjeçar, ta pranojë edhe pavarësinë e Kosovës, që është një realitet që nuk mund të zhbëhet,” – theksoi ai.ar.sh/Oranews.tv