Kundërpërgjigjja e serbëve të Kosovës: Mirëserdhe kryeministri ynë Vuçiç

Në ditën kur sot kryeministri shqiptar viziton Beogradin, në shumë vende në veriun e Kosovës, në Jarinje përgjatë magjistrales, Mitrovicës veriore, dhe vende të tjera janë vendosur billboarde me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç me mesazhin e mirëseardhjes së kryeministrit të qeverisë serbe.Në  billboarde shkruhet "Mireseerdhe kryeministë.Ne kemi një kryeministër,  Aleksandar Vuçiç "Billboardet janë si kundërpërgjigje e deklaratave të liderëve shqiptar nga Lugina e Preshevës të cilët deklaruan se ardhja e Edi Ramës është "ardhje e kryeministrit tonë".Në qytetin e Preshevës, në shumë vende janë vendosur billboarde për mirëseardhjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama.