Rama në Preshevë, jo miting, por fjalim në Shtëpinë e Kulturës

Beograd - Gazeta serbe "Kurir"shkruan se kryeministrit Edi Rama nuk do të marrë Çelësin e Beogradit, gjatë vizitës në Serbi. Sipas gazetës, Shefi i Qeverisë Shqiptare do të ketë një takim me kryebashkiakun Sinisom Malim, por atij nuk do t’i jepet çelësi i qytetit.Ndërkohë, gazeta “B92” shkruan se vizita e Ramës do të kishte qenë me pak dramatike në rast se nuk do kishte ndodhur ngjarja në stadiumin e Beogradit mes Shqipërisë dhe Serbisë.RTS, ndërsa jep axhendën e Kryeministrit Edi Rama, vë theksin tek deklaratat e Ramës e Vuçiç se incidentet gjatë lojës ishin"për të ardhur keq", por se "nuk duhet" humbur mundësia për të punuar për ruajtjen e stabilitetin rajonal.”Gazeta Danas vë në dukje heqjen nga axhenda e Ramës të takimit me Presidentin serb Tomislav Nikoliç. Po ashtu, sipas gazetës, edhe vizita në Preshevës ka ndryshuar. Rama në Preshevë nuk do të mbajë tubim, por vetëm një fjalim të shkurtër në një shtëpi lokale të kulturës, përveç takimit me udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës, thuhet në shkrimin e gazetës.Oranews.tv