Vjedhin xhaminë e re të Gruemirës, arrestohen hajdutët me gjithë materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2014, 09:10
Shkodër – Hajdutët e shtuar në masë nuk kursejnë as kisha, as xhamia. Policia e Shkodrës ka arrestuar 18-vjeçarin Arel Hasmuja nga fshati Gruemirë dhe 21-vjeçarin Erion Lleshi nga Durrësi, që kanë vjedhur materialet e ndërtimit të Xhamisë së re të fshatit Gruemirë e konkretisht, shufrat e hekurit. Në total, 313 shufra nga një metër.Policia njoftoi se të dy këta persona u arrestuan në flagrancë, pasi policia i ndaloi për të kontrolluar automjetin e tij Vovla tek ish-SMT-ja në Shkodër. Materialet që u gjetën dhe rezultuan të vjedhura u sekuestruan si provë materiale për çështjen në ngarkim të dy të arrestuarve.ar.sh/Oranews.tv