Miss Globe 2014, kurorën e merr Miss Kanadaja, Miss Shqipëria e dyta

Nga Shkodra, Kurora e Miss Globe 2014 këtë vit shkoi për Kanadanë.Qartazi e emocionuar bukuroshja 20-vjecare Jacqueline Wojciechowski falenderoi jurinë dhe publikun shqiptar për mbështetjen.Polonia qe ishte fituesja e Miss Globe 2013 ia dorezoi kurorën e vajzës më të bukur të globit Kanadasë:18-vjecarja e cila përfaqësonte Shqipërinë në këtë garë bukurie doli në vend të dytë, por nuk harroi ta uronte fituesen.missTë gjitha bukuroshet pjesëmarrëse u shprehen se Jacqueline e meritoi plotësisht kurorën e Miss Globe 2014.Jo vetëm vajzat pjesëmarrëse por edhe publiku në sallë mirëpriti midis duartrokitjeve fitoren e vajzës më të bukur të Globit.Spektakli iu besua moderimit te prezantuesit te emsionit 100 minuta ne Ora News Blendi Salaj dhe këngëtares Orinda Huta që nuk e kishte për herë të parë drejtimin e një spektakli të tillëmiss 2Per Blendi Salajn moderimi i një spektakli të kësaj gjinie është hera e parë, por thote se përballë publikut shqiptar ndihet i sigurtë.Juria e përbërë Presidenti i Shoqates se Konsujve të Nderit të Shqipërisë.Z.Ylli Ndroqi, kryetari i bashkisë se Shkodrës Lorenc Luka, kryetari i bashkisë së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe Drejtorja e Agjensisë Kombëtare të Turizmit Julinda Dhame.ylli ndroqiPër Presidentin e Shoqatës së Konsujve të Nderit të Shqipërisë, organizimi i eventit ishte madhështor dhe të gjitha vajzat përfaqësonin denjësisht vendin e tyre.“Nga ky event del në pah Shqipëria me një imazh interesant që vajzat e kanë parë dhe besoj se kanë ngelur të kënaqura” u shpreh zoti Ndroqi.Shkodranët ishin përfituesit e një parade bukurie dhe nuk e fshehën gjatë spektaktlit entuziazmin dhe vlerësimin për vajzat nga i gjithe Globi që patën mundësinë të njiheshin me Shqipërine dhe shqiptarët duke veçuar më së shumti bujarinë dhe mikpritjen si tiparet që u kanë lënë më shumë mbresamiss 4