Basha nis turin në rrethe, qytetarët i kërkojnë t'u prijë në protesta
Tirane- Përpara se t'i bashkohet thirrjes së qytetarëve për prosteta, që pritet të kulmojnë në 22 nëntor, kreu i opozitës Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve në gjithë Shqipërinë.Një tur takimesh, që siç thotë ai ka për qëllim të dëgjojë problemet e shqiptarëve, por nga ana tjetër, shërben edhe si një rrugë për të mobilizuar sa më shumë qytetarë, të dalin në shesh.Kryeopozitari qëndroi në Lushnje, banorët të cilët iu ankuan Bashës, për prishjen abusive sipas tyre të shtëpive të banimit.Basha premtoi, se përkarhja e opozitës nuk do të ndalet vetëm tek fjalët dhe premtoi se do të ngrejë një ekip juridik që t'u ndihmojë për të ndjekur procesin ligjor."Do të evidentojmë një për një dëmet që u janë shkaktuar e do të ngrëmë një ekip juridik që t'u ndihmojë për të ndjekur procesin ligjor. Une i bëj thirrje prokurorise dhe Prokurorit të Përgjithshëm të nisin urgjentisht këtu një ekip për të parë se si përmes një akti terrorist janë prishur shtëpitë e qytetarëve".Qyetarët e Lushnjës listuan në dosjen e shqetësimeve edhe problemet për varfërinë, borxhet, papunësinë, e deri tek vonesa 4 mujore e marrjes së ndihmës ekonomike.